Vetëm gjashtë kokrra të thata në ditë e furnizojnë organizmin me 15 gramë sheqer fruktozë dhe glukozë dhe diku rreth 25 gramë karbohidrate
Fitonutrienët të cilët shërbejnë për forcim të imunitetit, neutralizim të radikaleve të lira, por edhe për ruajtjen e qelizave të cilat pengojnë shfaqjen e kancerit, gjithashtu janë pjesë përbërëse e kësaj peme.
Nëse keni mundësi, ju këshillojmë që në ditë të merrni së paku një të katërtën e filxhanit kumbulla të thata, sepse në këtë mënyrë merrni 17 për qind sasi të nevojshme ditore vitamine A.
Po e njëjta sasi e kumbullave të thata përmban 15 për qind fibra dietale (ato na ndihmojnë në rregullimin e sheqerit në gjak) dhe 10 për qind nga vlera e rekomanduar ditore e kaliumit (me konsumimin e artikujve të pasur me kalium mundemi të ulim rrezikun nga shtypja e lartë e gjakut, sulmi në zemër si edhe të sëmundjeve të tjera të zemrës).
100 gramë kumbulla të thata kanë afër 270 kalori.
Dieta me kumbulla të thata – menyja:
Kafjalli: 6 kumbulla të thata
Zëmra (mesracoini): një mollë
Dreka: 1 salsiçe dhe një vezë e zier
Zëmra e pasdites: njësoj si edhe për drekë
Darka: 1 gotë jogurt.
Siç po e shihni, dieta e shpejtë me kumbulla të thata dukshëm është restriktive, andaj për këtë shkak assesi nuk bën ta mbani më gjatë se 3 ditë.
Ju tërheqim vërejtjen që këtë dietë të rreptë mund ta aplikojnë vetëm personat e shëndetshëm. Më së miri do të ishte që të konsultoheni me mjekun para fillimit të kësaj diete.