Digjen dy ish-deputetët

Kryetari në detyrë i Kuvendit, Gramoz Ruçi mund të listohet te grupi i deputetëve që thyen hersin e partisë, duke fituar një karrige në Parlamentin e ri me forcat e tij.

Gramoz Ruçi u vendos në qarkun e Fierit i 10-ti në listën e PS, ndërkohë që selia rozë në këtë qark fitoi vetëm 9 mandate.

Ruçi edhe në rast se nuk siguronte votat, ai do merrte mandatin e deputetit, pas ndarjes nga jeta të ish-kryeministrit të socialistëve, njëherësh kandidat i PS-së, Bashkim Fino, i cili humbi betejën me Covid-19.

Marketing

Edhe pse ndërroi jetë më 29 mars, emri i Bashkim Finos nuk u hoq nga fleta e votimit, madje sipas KQZ-së ai është votuar edhe pas vdekjes, duke marrë 179 vota.

Shifrat dhe hersi

Figura historike e PS-së, Gramoz Ruçi që të fitonte mandatin në rast se në garë do ishte i ndjeri Bashkim Fino, do duhej që për të thyer hersin e partisë do ti mjaftonin 10 175, por nga hapja kutive në Qarkun e Fierit ai ka siguruar 10 220.

Në qarkun e Fierit, duket se të vetmit që kanë marrë mbështetje të madhe janë Erion Braçe dhe Gramoz Ruçi.

Ndërkohë që jashtë sallës së Kuvendit kanë mbetur dy ish-deputetët e legjislaturës së kaluar, Robert Bitri dhe Nimet Musaj.

Kandidati i PS-së i renditur me numrin 11, Robert Bitri ka fituar 1190 vota, ndërsa Nimet Musaj, i cili drejtoi një grup parlamentar, pas largimit nga LSI-ja ka marrë vetëm 2053 vota.