Digjen dy kontejner plastik në komunën Qendër të Shkupit

Autorë të panjohur disa orë më parë kanë djegur dy enë të destinuara për
hedhjen e mbetjes komunale në vendbanimin Debarë Mëhallë të Shkupit.
Kontejnerët ndodhen në rrugën Orce Nikollov, në afërsi të Shtabit të
Përgjithshëm dhe të njëjtit kanë vëllim prej 3.2 metra kub.
Dy kontejnerët e djegur janë të papërdorshëm dhe në afat sa më të shpejt
të mundshëm do të zëvendësohen nga ekipet e NP Higjiena Komunale –
Shkup.
Djegia e kontejnerëve dukshëm e prish dinamikën e hedhjes, mbledhjes dhe
transportimit të mbetjes komunale dhe pamundëson realizimin në kohë të
aktiviteteve të parapara në përputhje me Programin operativ për punën e
NP Higjiena Komunale – Shkup.
Që nga fillimi i vitit 2024 janë djegur 22 enë të destinuara për hedhjen
e mbetjes komunale në territorin e qytetit të Shkupit. Të gjitha rastet
e djegies së kontejnerëve janë paraqitur te organet kompetente.

Marketing
Marketing