Zjarrfikësit e rajonit të Tetovës në orët e vona të mbrëmjes së djeshme kanë intervenuar në shuarjen e dy makinave të kapluar nga zjarri, nën pronësi të elektro distributoreve EVN Maqedoni.
“Pas mesnate një numër i madh i qytetarëve kanë lajmëruar se ka vetura të djegura, Kemi intervenuar në veturat e djegura në rrugën “Ivo Ribar Llola” dhe në kompleksin e ndërtesave Bllok 70. Pas një intervenimi të shkurtër kemi arritur të lokalizojmë zjarrin”, tha Uka Aliti, komandant i ekipit të zjarrfikësve në rajonin e Tetovës.
Kontrolle në vendngjarje ka kryer edhe ekipi i policisë së Tetovës.