Digjen lëndët toksike në Korçë/ 10 familje rrezikojnë helmimin

Lëndët toksike në një prej magazinave të ish-trikotazhit të Korcës kanë marrë zjarr. Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë në lagjen 9 të ketij qyteti, raporton “Vizion Plus”.

Marketing

Nga ky zjarr 10 familje të cilat jetojnë në afërësi të këtyre magazinave janë të rrezikuara për shkak të helmit të mbetjeve toksike që përhapet nga djegia.

Për këtë policia ju ka kërkuar banorëve të largohen nga banesat dhe pallatet e tyre deri sa të jetë normalizuar situata.

Kjo pasi ato janë lëndë kimike që hyjnë në reaksion me njëra tjetrën në prani të temperaturave. Lagështia ka bërë që të aktivizohet përzierja e lëndëve. Këto lëndë kimike çlirojnë tym dhe gaz me përmbajtje kimike çka mund të helmojnë banorët.

Marketing