Digjen pesë automjete – 13 zjarrfikës shuajnë zjarrin!

Pesë automjete janë përfshirë nga zjarri që shpërtheu pasdite në poligonin për patent shoferi nën Kalanë e Shkupit. Në operacionin e shuarjes kishin marrë pjesë katër automjete dhe 13 zjarrfikës.

Marketing

Shkaku i zjarrit mësohet të ketë qenë zjarri I djegur në barrishtet, kurse policia ka kryer inspektimin dhe dokumentimin e rastit.

“Rreth orës 13.25 në SPB-Shkup është denoncuar se në parkingun e egër afër ish-poligonit ka shpërthyer një zjarr gjatë djegies së barishteve. Janë djegur 5 automjete. Nuk ka të lënduar. Me urdhër të Inspektorit ftohen pronarët e automjeteve që i kanë lënë në parkingun e egër” – kanë njoftuar nga MPB-ja. /tvklan.mk/

Marketing