Digjen tre kontejnerë në komunën Gjorçe Petrov

Gjatë dy ditëve të kaluara, autorë të panjohur kanë djegur tre enë të destinuara për hedhjen e mbetjes komunale në rrugën kryesore në komunën Gjorçe Petrov të Shkupit.

Marketing

Njëri nga kontejnerët ndodhej përballë Klinikës Evropiane të Syve, ndërsa dy kontejnerët e tjerë u dogjën në afërsi të Spitalit Geriatrik. Ekipet e NP Higjiena Komunale – Shkup kanë kryer pastrimin e plotë të mikrolokacioneve dhe kanë vendosur enë të reja.

Djegia e kontejnerëve dukshëm e prish dinamikën e hedhjes, mbledhjes dhe transportimit të mbetjes komunale në qytetin e Shkupit. Apelojmë që të ndalohet shkakërimi i enëve të destinuara për hedhjen e mbetjes, që ekipet e NP Higjiena Komunale – Shkup të mund t’i kryejnë me kohë detyrat e tyre të punës në terren, sipas Programit Operativ të Punës. Të gjitha rastet e djegies së kontejnerëve janë raportuar deri te organet kompetente nga Ndërmarrja dhe presim që të ndërmerren masat e duhura për gjetjen dhe sanksionimin e autorëve”, tha drejtoresha e NP Higjiena Komunale – Shkup, Kosana Nikoliq Mazneva.