Digjet deponia në Dibër, kamerat e sigurisë kapin dy persona duke ndezur deponinë

Nga Komuna Dibrës thonë se zjarri është shuar mbrëmë dhe se situata është në kontrollë.

Marketing

Nga Komuna bëjnë të ditur se kamerat e sigurisë kanë kapur dy persona të cilët po ndezin zjarrin në deponi dhe largohen nga vendi i ngjarjes.

“Mbrëmë pasi është shuar zjarri në deponi, pas mesnate kamerat kapin 2 persona të pa identifikuar të cilët pas vetes lanë një vatër zjarri në vendin ku asnjëherë më parë nuk është rregjistruar ndonjë vatër e tillë. Mbramë dhe sot gjithë ditën ishin të gjithë në teren në ” luftën” për të shuar zjarrin në deponi” thonë nga Komuna e Dibrës.

Marketing