Takim bilateral mes MPB së Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës

Sot nënshkruam marrëveshje, përkatësisht Protokoll ndërmjet Ministrisë së Punëve të Brendshme të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Ministrisë së Brendshme të Republikës së Kosovës për mbështetje dhe bashkëpunim në fushën e trajnimit të përbashkët.

Marketing

Qëllimi i këtij Protokolli është krijimi i bashkëpunimit të përbashkët në mënyrë që të përkrahim qëllimet strategjike për trajnim dhe zhvillim në nivelin e arsimit profesional dhe të vazhdueshëm në fushën e sigurisë publike dhe zbatimit të ligjit.

Me këtë Protokoll rregullojmë zhvillimin, koordinimin dhe zbatimin e programeve në nivelin e arsimit profesional dhe të vazhdueshëm, shkëmbimin dhe organizimin e vizitave studimore për këshillim dhe koordinim të standardeve.

Ky Protokoll është zbatuar me Marrëveshjen për Bashkëpunimin Policor midis dy qeverive nga viti 2009 dhe i njëjti do të kontribuojë më tej në promovimin e bashkëpunimit të ndërsjellë dypalësh duke krijuar një bazë solide për zhvillimin e disiplinave të përbashkëta në fushën e trajnimit të përbashkët.

Marketing