Një autobus është djegur tërësisht sot në autostradën në hyrje të Shkupit afër Gllumovës. Ai ka qenë autobus turistik që po shkonte në autostradën me drejtim nga Saraji për në Vizbeg.
Ekipet e zjarrfikësve kanë arritur, por nuk kanë mundur që të lokalizojnë zjarrin. Siç shihet autobusi është djegur komplet edhe pas përpjekeve të mëdha të zjarrfikësve.
Sipas dëshmitarëve të ngjarjes të cilët kanë biseduar me shoferin e autobusit, shkak për këtë gjë ka qenë prishja e motorit.