Digjet një shtëpi në Kamjan të Tetovës

Në Kamjan të Tetovës mbrëmë është djegur një pjesë e madhe e shtëpisë, nuk ka të lënduar. Zjarri ka shpërthyer rreth mesnatës, ndërsa është shuar pas dy orëve.

Marketing

“Gjysmë ore pas mesnate në SPB Tetovë, R.F 21 nga Kamjani ka denoncuar se ka shpërthyer zjarr në shtëpinë e tij. Rreth orës 1 e 50 minuta zjarri është lokalizuar tërësisht, nuk ka persona të lënduar, është shkaktuar dëm i madh material, Për shkak të rrethanave, ekspertizë në vendngjarje do të kryhet gjatë ditës”, informoi Marjan Josifovski, zëdhënës i SPB Tetovë.

Nga Shërbimi i zjarrfikësve të Tetovës informuan se kanë intervenuar me tre automjete dhe shtatë zjarrfikës.

“Konsiderojmë se kemi luftuar me zjarrin dhe kemi parandaluar të përhapet nëpër shtëpi tjera në afërsi”, theksoi Ukë Aliti, komandant i zjarrfikësve të Tetovës.