Digjet një shtëpi në Shkup

Një shtëpi është djegur nga zjarri që ka shpërthyer dje pasdite në fshatin Ognjanc të Shkupit, njoftojnë nga MPB.

Marketing

“Me datë 07.12.2021 rreth orës 16:45 në SPB Shkup është raportuar se në fshatin Ognjanci, Shkup, ka rënë zjarr në një shtëpi në pronësi të N.J. (36).

“Zjarri është shuar nga një ekip i Brigadës së Zjarrfikësve, ndërsa nuk ka persona të lënduar”, thonë nga MPB.

Marketing