Ballina Lajme Maqedoni Digjet një shtëpi në Shkup, një person humb jetën

Digjet një shtëpi në Shkup, një person humb jetën

Në SPB Shkup mbrëmë rreth orës 20.40 është raportuar se në një shtëpi në rrugën “Brigada e Tretë Maqedonase” në Shkup ka rënë zjarr.
Zjarri është shuar, ndërsa në shtëpi është gjetur i ndjeri S.Ç.(75) nga Shkupi.

Marketing

Vdekjen e ka konstatuar mjeku, ndërsa kontrolli është kryer nga zyrtarë policorë nga SPB Shkup dhe me urdhër të Prokurorit publik trupi i pajetë i të ndjerit është dorëzuar për obduksion. Rasti është duke u zbardhur.

Marketing
Exit mobile version