Ballina Aktuale Ganiu ndau 26 vendime pune për mësimdhënësit në shkollat e Çairit

Ganiu ndau 26 vendime pune për mësimdhënësit në shkollat e Çairit

Kryetari i komunës së Çairit, Visar Ganiu, i ka ndarë vendime pune për 26 mësimdhënës nga 8 shkolla që gravitojnë në komunën që ai e drejton.

Marketing

“Sot ua ndamë vendimet e punës 26 mësimdhënësve të 8 shkollave të Komunës së Çairit – “Hasan Prishtina”, “Liria”, “Jashar Bej Shkupi”, “Vasil Gllavinov”, “Imri Elezi” dhe “Ismail Qemali”, por edhe shkollës për të rritur “Makarenko”.

Unë si kryetar dhe institucioni që drejtoj – Komuna e Çairit, gjithmonë kemi qenë dhe do të vazhdojmë të jemi krah nevojave, kërkesave të mësimdhënësve, të prindërve, e të nxënësve.

Ndërkohë, forcimi i kapaciteteve kuadrovike është mision i rëndësishëm dhe që padyshim kontribuon në mbarëvajtjen e një procesi cilësorë dhe inovativ edukativo-arsimor. Kur kemi mësimdhënës që ndjekin trendin bashkëkohor të reformimit të arsimit, fëmijët tanë janë në hap me kohën, e ardhmëria jonë është më e sigurt dhe gjithsesi edhe më e ndritur”, ka shkruar Ganiu në FB.

https://www.facebook.com/photo/?fbid=530114638468443&set=pcb.530120308467876

Marketing
Exit mobile version