Digjet vetura në autostradën “Ibrahim Rugova”

Në rrethana ende të panjohura mëngjesin e sotëm është përfshirë nga zjarri një veturë në autostradën “Ibrahim Rugova”, afër Malishevës.

Marketing

Qytetarët kanë intervenuar në shuarjen e zjarrit derisa në vendngjarje akoma nuk kanë arritur ekipet e Zjarrfikësve.

Përveç dëmeve materiale, nuk raportohet për të lënduar.

Marketing