Megjithëse u cilësua si konstriktiv, asnjë rezultat nuk u arrit në takimin mes nismëtarëve për ndalimin e Ligjit për digjitalizimin e librave me përfaqësuesit e MASH-it. Përveç kërkesës për tërheqjen e ligjit për librat shkollorë, kërkuan që librat e shtypur të mbeten për të gjitha klasat e arsimit fillor dhe të mesëm, që përmbajtja e ndjeshme ndaj gjinisë të hiqet dhe që shumë lëndë të mos bashkohen në një. Prindërit presin përgjigje deri të hënën. Përndryshe, do të dalin të protestojnë.
“Ne kemi vendosur që deri në javën e ardhshme t’i lëmë të marrin në konsideratë kërkesat tona për ta ndaluar këtë ligj, për të hapur një debat publik dhe që ne të përfshihemi në reformat e reja, të cilat janë qartë më se të nevojshme. Presim që ata të na telefonojnë përsëri me një ekip të plotë nga të gjithë sektorët dhe të na tregojnë qartë nëse ky ligj do të tërhiqet.”, tha Dragana Spasevska, këshilli i prindërve protestues.
Ministria e Arsimit dhe Shkencës tha se ata I dëgjuan kërkesat e prindërve, por nuk heqin dorë nga qëllimi për të dixhitalizuar procesin arsimor.
“Ndryshimet në arsimin fillor do të ndodhin, sepse nuk është një vendim i vetë-iniciuar nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, por është rezultat i analizës gjithëpërfshirëse të cilësisë së sistemit kombëtar të arsimit, të kryer nga organizata të besueshme ndërkombëtare. Ndryshimet janë një kërkesë e mësuesve dhe e shumë gjeneratave të nxënësve, por gjithashtu një nevojë e imponuar nga bota moderne dhe tendencat globale arsimore, të cilat Maqedonia e Veriut më në fund duhet t’i ndjekë”, thuhet në reagimin e MASH.