Dikur miq, tani Jankullovska nuk e “duron” Gruevskin as në ekran televiziv

Ish-ministrja e punëve të brendshme, Gordana Jankullovska, ka deklaruar se nuk e ka parë intervistën e fundit të ish-kryeministrit, ndërsa tani azilantit Nikolla Gruevski në tv Sitel.

Marketing

“E pashë paralajmrimin, por nuk e kam parë intervistën, kam disa obligime tjera prioritare familjare”, ka thënë Jankullovska për TV21.

Nga ana tjetër, Gruevski në intervistën e tij të fundit ka thënë se nuk është i zemëruar me Jankullovskën për qëndrimet e saj kundër tij pas arratisjes, pasi që siç tha ai, e kupton sepse gjendet në presion të vazhdueshëm.