Dimçe Arsovski: PTHP dhe policia hyrën edhe në një media dhe kanë terrorizuar gazetarët

Sot diktatura dhe regjimi i LSDM-së dhe Zaevit doli në dritën e vërtetë.

Marketing

Sot në momentin derisa është mbajtur protestë kundër persekutimit politik dhe penal ndaj gazetarëve dhe mediave të cilët janë kritik ndaj pushtetit, PTHP dhe policia kanë hyrë në një media i cili nuk është në kontroll të LSDM-së dhe Zoran Zaevit dhe kanë terrorizuar gazetarët.

Paramendoni, derisa gazetarët protestojnë kundër persekutimit penal të gazetarëve dhe mediave, MPB ka kryer bastisje në median “Net Press” për publikim të një skandali ku ka dyshim për krim serioz. Çfarë perversioni!

I dukshëm është qëllimi i pushtetit të lëshojë perden para opinionit dhe të hesht mediat dhe gazetarët duke kryer persekutim penal.

Të nderuar qytetarë, gëzuar viti i ri 49.

Pushteti i Zaevit ka ushtruar persekutim penal dhe politik ndaj redaksisë “Net press” dhe redaktorit Dejan Nikollovski.

Pushteti dhe Zaev, përmes PTHP-së dhe DAP-it kryen edhe persekutim penal dhe politik ndaj gazetarit Goran Momirovski dhe televizionit Alfa. DAP po e terrorizon dhe pengon funksionimin e televizionit Alfa një periudhë të caktuar.

Pushteti dhe Zaev po kryejnë edhe persekutim politik dhe penal ndaj redaksisë së “Infomaks” dhe redaktorit Aleksandar Mitovski.

Pushteti dhe Zaev kryejnë persekutim penal dhe politik edhe ndaj redaksisë së portalit “Lider” dhe redaktorit Lupço Zlatev.

Të gjitha këto media dhe gazetarë janë target i pushtetit dhe PTH-së vetëm pse e paraqesin të vërtetën, të vërtetën e hidhur në pah për krimin që e bën kjo qeveri pasi është në pushtet.

Lubomir Jovevski, PTHP dhe MPB vihen në funksion të krimit të Zoran Zaevit, Rashkovskit, Kiracovskit, Angjushevit, Spasovskit, Filipçes, Den Donçevit dhe kriminelëve të tjerë të LSDM-së.

Apelojmë deri te LSDM dhe pushteti, ndërpritni të kryeni persekutim penal dhe politik ndaj mediave- gazetarëve që nuk u janë nënshtruar dhe të cilët nuk janë në kontrollin tuaj.

Ju jeni bandë kriminale- reketuese dhe patjetër sa më shpejtë të largoheni nga pushteti!

Marketing