Dimitrieska Koçoska-Geer: Vazhdimësi në përkrahjen e BE-së, MF-ja do ta shfrytëzojë përvojën në zbatimin e planit reformues

Sot, ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska-Koçoska realizoi takim me ambasadorin evropian David Geer, ku bashkëbiseduesit iu referuan reformave që e presin vendin në procesin e integrimeve evropiane.

Marketing

Në takim u shkëmbyen mendime për aktivitetet që Ministria e Financave i ndërmerr si institucion, si koordinatore në kuadër të Dialogit Ekonomik dhe Financiar me BE-në, si dhe për Axhendën reformuese të vendit sa i përket Planit të ri të rritjes për Ballkanin Perëndimor, aktivitet që Ministria e Finacnave e realizon në bashkëpunim me Ministrinë e Çështjeve Europiane.

“Ministria e Financave ka 10 vite që i koordinon aktivitetet në kuadër të Dialogut Ekonomik dhe Financiar dhe ka vazhdimësi në këtë proces. Kjo përvojë do të shfrytëzohet në kuadër të procesit reformues lidhur me Planin e rritjes për Ballkanin Perëndimor”, tha ministrja.

Ajo shprehi bindjen se, në fokusin e punës do të jenë reformat në lidhje me Ministrinë e Financave në kuadër të procesit të integrimit evropian, që nënkuptojnë edhe avancimin e proceseve dhe përafrimin e vendit me standardet e BE-së.

Ashtu siç u theksua, BE-ja është përkrahëse e rëndësishme e vendit që nga pavarësia e saj dhe se përakrahja e tillë do të vazhdojë edhe në periudhën e ardhshme.