Dimitrieska-Koçoska: Realizimi i hekurudhës së Korridorit 10 sjell vlerë të shtuar, ajo që i nevojitet për momentin biznesit dhe vendit

Ajo që i nevojitet vendit për momentin është realizimi i projekteve që kanë vlerë të shtuar, që ndikojnë në rritjen e PBB-së dhe nga të cilat do të përfitojnë qytetarët. Projekte që nënkuptojnë kosto më të ulëta për kompanitë do të lehtësojnë kushtet e tyre për të bërë biznes.

Marketing

Këtë e theksoi ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska-Koçoska e ftuar në Radion e Maqedonisë, duke iu referuar çështjes rreth projektit për ndërtimin e hekurudhës së Korridorit 8.

“Thelbi është që të përfitojmë të njëjtat kushte dhe mjete, ashtu si për Korridorin 8, vetëm se për projekt tjetër. Qëllimi përfundimtar është të sigurohen mjetet e njëjta për linjën hekurudhore të Korridorit 10, si për linjën hekurudhore të Korridorit 8.

Nuk ka rëndësi mënyra se si do të prononcohemi. Është e rëndësishme dhe thelbësore për qytetarët se çfarë do të përfitojnë, përkatësisht të përfitojnë ndonjë projekt, që do të ketë vlerën e shtuar, të kursejnë paratë, sepse projekti tjetër i Korridorit 8 përfundon në të ashtuquajturën rrugë qorre. Në aspekt terminologjik, nëse do të prononcohemi si aplikim i ri ose do të shfrytëzojmë ridestinim është në fakt ajo që përfitojmë me Korridorin 8, të njëjtën gjë e kërkojmë edhe për Korridorin 10. Për qytetarët nuk ka rëndësi nëse bëhet fjalë për aplikim të ri ose diçka të tillë, për ata me rëndësi është përfitimi nga vet projekti dhe ky është thelbi”, theksoi ministrja Dimitrieska-Koçoska dhe shtoi se ka komunikim dhe koordinim të përditshëm me Kryeministrin dhe ministrin e Transportit dhe Lidhjeve, veçanërisht rreth realizimit të projekteve të mëdha infrastrukturore.

Ashtu siç theksoi, qëllimi është që kompanive aktualisht t’u mundësohet transport hekurudhor të mallrave nga porti i Selanikut, i cili është më i afërt dhe që ofron transport me kosto më të ulët për ta, ndërsa me relaizimin e projektit të Korridorit 10 të ulen edhe më shumë kostot e shpenzimeve.

“Ajo potencoi se kjo është e rëndësishme edhe nga aspekti i çmimit të produkteve që kompanitë vendore do t’i eksportojnë jashtë vendit, ndërsa sfidë shtesë që mbetet para kësaj qeverie është edhe dekarbonizimi i ardhshëm. Prandaj shtrohet pyetja se çfarë politike do të udhëheqte Qeveria nëse aktualisht po bëjmë diçka që nuk ka vlerë të shtuar për kompanitë dhe që nuk ndikon në uljen e kostove të tyre.

Dimitrieska-Koçoska potencoi se kjo nuk do të thotë se ngadalësohet ecuria e projektit për ndërtimin e linjës hekurudhore të Korridorit 8, por vlerëson se duhet të punohet në projekte që do të kenë rëndësi në rritjen e PBB-së, të cilat do të sigurojnë likuiditet për servisimin e detyrimeve dhe për ndonjë periudhë nga sot të mund të mendojmë për Korridorin 8 dhe ndërtimin e hekurudhës.

Gjatë intervistës ministrja theksoi se këtë vit pret që rritja e projektuar e PBB-së të mbështetet nëpërmjet realizimit të projekteve të parashikuara me rebalancin në nivel lokal, përkatësisht nëpërmjet komunave, si dhe projekteve në ministritë e resorseve tjera dhe pret përkushtim në realizimin.

Ministrja theksoi se punohet në përgatitjen e buxhetit për vitin 2025 dhe ende ka sfida nga dëmet që janë shkaktuar dhe që do të kompensohen me ribalancin e buxhetit. Ajo thotë se kjo do të realizohet hap pas hapi dhe me masa serioze për konsolidimin fiskal.