Dimitrieska-Koçoska: Rishikimi i buxhetit po përgatitet, sfida është e madhe, por do t’ia dalim, mjete për pagat, pensionet dhe për çdo gjë që është paraparë me ligj

Në Ministrinë e Financave po përgatitet rishikimi i Buxhetit për vitin 2024. Do të sigurohen mjete për pagat dhe pensionet, për gjithçka që është paraprë si detyrim sipas ligjit, ndërsa do të shkurtohen shpenzimet joproduktive dhe joprioritare. Sfida është e madhe, deficiti i planifikuar është shpenzuar rreth 90%, por do t’ia dalim mbanë nga gjendja e krijuar. Këtë e theksoi ministrja e Financave Gordana Dimitriska-Koçoska në parqitjen e parë të saj, pas marrjes së detyrës, në podkastin “Ku janë paratë”, ku foli edhe për planet, për qasjen serioze në punë, luftën kundër ekonomisë gri, rritjen e pensioneve, si dhe për huamarrjen e paralajmëruar prej 1 miliard eurosh.

Marketing

“Gjendja është shumë e keqe. Përfundimisht sfida është e madhe. Nuk po them se nuk mund t’ia dalim dot. Udhëzimet që i kam dhënë janë që pagat dhe pensionet duhet të jenë prioritet. Njëkohësisht, duhet t’i jepet prioritet çdo gjëje që është parparë me ligj dhe ajo duhet të paguhet, ndërsa më pas do të vazhdojmë me atë se sa para do të mbeten për t’i rishpërndarë në zërat e tjerë”, tha ministrja Dimitrieska-Koçoska, ku shtoi se ka pozita, siç është rasti i KSHZ-së, ku mungojn mjete të konsideueshme dhe nuk mund të paguajnë obligimet e ndërmarrë me ligj, po ashtu, siç potencoi ajo, është edhe pjesa e pagesës së pensioneve ku janë paraparë më pak se 2.5 miliardë denarë.

Ajo shtoi se kemi gjendje faktike të realizuar në deficitin buxhetor prej 90%, por do të ketë hapësirë të realizohen shpenzimet, sepse kjo gjendje do të ndryshohet sapo të kryhen të ardhurat në buxhet dhe për këtë është e rëndësishme një orë e më parë të bëhen ndryshime në pozitat udhëheqëse të DAP-it dhe Drejtorisë së Doganave. Po ashtu, është me rëndësi edhe lufta kundër ekonomisë gri, me ç’ka, siç theksoi ministrja, do të ketë qasje serioze.

Ministrja potencoi se me rishikimin e buxhetit do të sigurohen mjete për pagesën e rritjes së planifikuar të pensioneve prej 2.500 denarëve, me pagesën e pensioneve për muajin shtator, që pensionistët do ta marrin në muajin tetor.

“Në Fondin e Sigurimit Pensional dhe Invalidor mungojnë 2.5 miliardë denarë për pagesën e pensioneve dhe asgjë nuk është ndryshuar, LSDM-ja dhe BDI-ja kanë paraparë 2.5 miliardë denarë më pak për pensionet. Kjo do të thotë se duhet të plotësohen. Bëhet fjalë për 40 milionë euro. Nevojiten edhe 40 milionë euro shtesë për të realizuar rritjen në vlerë prej 2.500 denarëve. Nuk kam dyshim se do t’i sigurojmë këto mjete financiare”, theksoi ministrja e Financave dhe ku shtoi se këto mjete nuk do të sigurohen me kredinë e paralajmëruar në vlerë prej 1 miliard eurove. Siç theksoi ajo, pensionistët deri në muajin qershor të vitit të ardhshëm, por mundet edhe më herët do të përfitojnë edhe 2.500 denarë, me ç’rast do të realizohet premtimi për rritjen lineare të pensioneve në vlerë prej 5.000 denarëve.

Për huamarrjen e paralajmëruar prej 1 miliard eurove, ministrja potencoi se do të merret nga një vend i BE-së dhe se këto mjete financiare do të përdoren për projekte kapitale.

“Atë që mund të theksoj tani dhe që kemi përsëritur shumë herë është se miliardi do të arrijë nga një vend i BE-së. Këto mjete financiare do të destinohen veçanërisht për projekte dhe nuk do të tërhiqen menjëherë. Këto mjete financiare do të paraqesin një tampon sigurie në këtë moment për të patur siguri në lidhje me atë nëse do të kishim ndonjë situatë shumë të keqe. Por kjo nuk do të thotë se nuk do të shfrytëzohen. Nga ana tjetër, 250 milionë eurot e para do të mbërrijnë në një kohë shumë të shkurtër dhe do të destinohen për sektorin privat, përkatësisht Banka Zhvillimore do t’i plasojë përmes bankave komerciale, me kushte jashtëzakonisht të favorshme me normë interesi nën 3%”, theksoi ministrja e Financave, Dimitrieska-Koçoska.