Dimitrievski: Dalim nga qeveria nëse ministrat e VLEN-it e vendosin flamurin shqiptar përsëri në Qeveri

Kryetari i partisë “Znam” Maksim Dimitrievski ka kërcënuar se do të largohet nga qeveria, nëse përsëri ministrat e VLEN-it do ta vendosin flamurin shqiptar në hapësirat qeveritare.
Dimitrievski ka reaguar pas takimit të parë koordinues të ministrave të VLEN-it në kabinetin e zv/kryeministrit të parë Izet Mexhiti.
“Ky është ai narrativi BDI që vazhdon në kontinuitet. Nëse vazhdon qasja e tillë nuk do të jemi pjesë e Qeverisë dhe do të dalim”, ka thënë Dimitrievski për Kanal5, përcjell SHENJA.
Në fotografitë e takimit shihet se janë të vendosur tre flamuj, ai i Maqedonisë, flamuri shqiptarë dhe i BE-së.

Marketing
Marketing