Kryetari i komunës së Kumanovës, Maksim Dimitrievski, ishte pjesmarrës në mbrëmjen e Iftarit së bashku me anëtarët e Këshillit të Komunës së Kumanovës, përfaqësues të administratës komunale dhe drejtorë të ndërmarrjeve publike nga Komuna e Kumanovës.
Lexoni postimin e plotë të kreut të Kumanovës:
“Sonte pata nderin të marr pjesë në mbrëmjen e Iftarit së bashku me anëtarët e Këshillit të Komunës së Kumanovës, përfaqësues të administratës komunale dhe drejtorë të ndërmarrjeve publike nga Komuna e Kumanovës. Ne vazhdojmë të përpiqemi për harmoni, bashkëjetesë dhe respekt të ndërsjellë, duke ndërtuar së bashku Kumanovën hap pas hapi, duke e shndërruar atë në një qytet urban”, ka deklaruar Dimitrievski.