Dimitrievski nuk pret LSDM-në, kandidon si i pavarur

Maksim Dimitrievski nuk mundi të priste LSDM-në deri në shpalljen e kandidatit për kryetar komunë në qytetin e Kumanovës, e vendosi të garojë si i pavarur për Kumanovën. Në një konferencë për shtyp duke shpallur kandidaturën e tij, tha se deri në ora 13 janë mbledhur numri i nevojshëm i nënshkrimeve për mbështetjen e kësaj kandidature.

Marketing

Për kandidaturën e Dimitrievskit kanë reaguar nga LSDM-ja.

Thonë se për LSDM-në, interesi i qytetarëve të Kumanovës ka qenë dhe do të jetë gjithmonë para interesit të Maksim Dimitrievskit apo interesit të cilitdo.

“Dua që me këtë rast të falënderoj të gjithë qytetarëve të cilët në 3 orët e kaluara e mbështetën këtë iniciativë dhe dhanë mbështetje masive. Kjo për mua është një motiv më shumë që të vazhdoj me angazhimet dhe që së bashku ta zhvillojmë Kumanovën dhe së bashku ta zhvillojmë demokracinë në shtetin tonë”, deklaroi Dimtrievski.