Dimitrievski: Rama të kërkojë falje kryeministrit dhe opinionit maqedonas

Kryetari i Komunës së Kumanovës Maksim Dimitrievski në faqen e tij në Facebook rreth ironisë së Edi Ramës ka shkruar se kjë është e papranueshme dhe se ai duhet të kërkojë falje.

Marketing

“Askush nuk ju respekton nëse nuk tregoni respekt për veten, por gjithashtu ktheni respekt për ata që ju respektojnë.

“Shakaja” e Ramës është e papranueshme, ai i ka borxh që t’i kërkojë falje kryeministrit dhe mbarë opinionit maqedonas. Kovaçevski në vend të buzëqeshjes duhet të kthejë me reciprocitet dhe të kërkojë falje.
Heshtja është më shumë se një turp!
Kështu mendoni për ndërtimin e një Ballkani të Hapur?”, ka shkruar Dimitrievski.