Dimitrov: Bullgaria të mos na bie në situatë të kemi fusnotë për gjuhën

“Ne meritojmë që fqinjët tanë të mos na bijn në një situatë ku do të duhej të vendosnim fusnotë për gjuhën”, tha në paraqitjen e sotme në emisionin “360 Gradë” në Alsat, zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Nikolla Dimitrov, në përgjigje ndaj pyetjes – A do të pranonit që gjuha të shënohet me fusnotë, gjegjësisht shpjegim – “në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Marketing

Gjuha maqedonase është çështje e jona. Neve nuk na duhen vula nga vendet e tjera, njohje ose mosnjohje. Dhe ashtu siç ne nuk ndërhyjmë në gjëra që mund të jenë të shenjta ose shumë të rëndësishme për fqinjët tanë, unë mendoj se është legjitime të presim të njëjtin trajtim ndaj nesh”, tha Dimitrov.