Narrativi evropian për vendet e vogla është një perspektivë, ndërsa sundimi i së drejtës dhe respektimi i rendit juridik është mbrojtja në procesin e integrimit të përshpejtuar, kanë konstatuar ministrat e punëve të jashtme të Maqedonisë së Veriut dhe të Sllovenisë Nikolla Dimitrov dhe Miro Cerar në takimin e sotëm të tyre në Bled në fillim të Forumit Strategjik të 14-të.
Në takim janë konfirmuar marrëdhëniet miqësore midis të dyja shteteve dhe është dakorduar vazhdimi i bashkëpunimit në të gjitha fushat.
Dimitrovi, siç informon MPJ, hollësisht e ka informuar kolegun e tij slloven për pikëpamjet dhe perspektivat e proceseve eurointegruese të Maqedonisë së Veriut, në dritë të marrjes së vendimit pozitiv të Këshillit të BE-së, në tetor të këtij viti.
“Mbështetja konzistente e Sllovenisë dhe bashkëpunimi në këtë plan është simbol i miqësisë së sinqertë dhe vizionit të ndarë evropian. Rrëfimi slloven për suksesin evropian është shembull për procesin e përgjithshëm të zgjerimit. Sllovenia ishte lider atë kontekst dhe inspirim që ne të synojmë më lartë që t’i arrijmë idealet tona evropiane. jam falënderues dhe veçanërisht e vlerësojmë mbështetjen dhe miqësinë tonë të vazhdueshme”, ka theksuar Dimitrov.
Të dy bashkëbiseduesit kanë shkëmbyer mendime për ngjarjet aktuale politike në vend, si dhe për rëndësinë e sundimit të së drejtës si garanci për siguri në rrugën demokratike, veçanërisht për vendet si Maqedonia e Veriut dhe Sllovenia.
Në margjinat e Forumit, Dimitrov sot do të takohet edhe me Methju Palmerin, i dërguar special i SHBA-së për Ballkanin dhe me drejtorin e përgjithshëm për Çështje Politike në Forin Ofisin, Riçard Mur.
Nesër, Dimitrov do të mbajë fjalim në panlein e titulluar “Ballkani Perëndimor – europianizimi, demokracia, ndarja e përgjegjësisë” në të cilin do të përqendrohet në perspektivat evropiane të Maqedonisë së Veriut.
Motoja e sivjetshme në Forum është “Resurse/burme të (jo) stabilitetit“ (Re)sources of (in)stability, ndërsa diskutimet do të përkushtohen në rolin e resurseve/burimeve në kontekst së paqes dhe sigurisë, zhvillimit të qëndrueshëm dhe progresit ekonomik.