Dimitrov: Është e papranueshme që të merr azil personi i dënuar me aktvendim të plotfuqishëm

“Personi që ka aktvendim të plotfuqishëm dhe që ballafaqohet me 4 akuza të tjera dhe 5 hetime, është absurde që fitoj azil, në një vend anëtare të BE-së.

Marketing

Ky nuk është problem vetëm për Maqedoninë por edhe për BE-në, ku parim kyç është sundimi i së drejtës. Unë do të kem takim me kolegun tim hungarez më 4-5 dhjetor ku do të flasim hapur për këto çështje”, deklaroi Nikolla Dimitrov, sipas të cilit arsyetimet e Gruevskit për gjykim selektiv dhe me prapavijë politike nuk janë të vërteta pasi të gjitha proceset gjyqësore kundër ish kryeministrit kanë qenë të monitoruara nga OSBE-ja dhe përfaqësuesit e BE-së.

“Ai gjykim ishte i ndjekur nga OSBE dhe BE-ja, asnjëherë nuk kemi marrë ankesa. Përkundrazi gjykimi është vlerësuar si transparent dhe i drejtë. Asnjëherë s’kemi marrë informata për kërcënime, ai ka pas 6 truproje”, tha Dimitrov.

Marketing