Dimitrov fillon fushatën “Pyeteni Ministrin”

Nga e enjtja e ardhshme një herë në javë në “Pyeteni ministrin”, shefi i diplomacisë së Maqedonisë Nikolla Dimitrov do të përgjigjet në pyetjet e drejtpërdrejta nga qytetarët lidhur me Marrëveshjen dhe referendumin për emrin e shtetit. Në intervistën për Televizionin 24, ministri tha se përmes xhirimit të drejtpërdrejtë në mediat sociale, disa ditë do të mblidhen pyetje dhe pastaj një herë në javë, të enjten, do të përgjigjet ndaj pyetjeve.

Marketing

Dimitrov ka thënë se ende nuk ka njohuri se sa do të kushtojë organizimi i referendumit, por më e rëndësishme, tha ai, “është që qytetarëve t’u shpjegohen elementet themelore dhe përfitimet e Marrëveshjes së nënshkruar me Greqinë.

Ai i ka ftuar qytetarët të lexojnë Marrëveshjen në ueb faqen e Qeverisë (www.vlada.mk) pasi anketat kanë treguar se një numër i vogël e dinë përmbajtjen e saj.

“Detyrë e imja, është të bëjë gjithçka që mundem dhe t’ua shpjegojë qytetarëve , pasi para nesh është një udhëkryq historik, ndërsa vendimi është i yni. Pasi investimi është i madh, para nesh është një vendim shumë i përgjegjshëm- ku duam të jetë Maqedonia në periudhën e ardhshme”, ka thënë Dimitrov, duke shtuar se është vështirë shteti të mbijetojë dhe të zhvillohet përpara nëse nuk është në aleancë me BE-në dhe NATO-n. Veçmas pasi në rajon siç tha, “në veri të Maqedonisë këtyre ditëve flitet për kufij”.

Ai ka përsëritur se pranimi i Marrëveshjes, emri i shtetit do të jetë Republika Veriore e Maqedonisë, për çka duhet të hapet Kushtetuta, shtetësia do të tingëllojë: maqedonas/qytetar i Maqedonisë Veriore, himni mbetet i pandryshuar, gjuha mbetet maqedonishtja.

Lidhur me dallimet për këtë çështje që ka VMRO-DPMNE, Dimitrov ka thënë se nuk bëhet fjalë për çështje të asnjë partie, as çështje e Qeverisë, por është çështje për të ardhmen e shtetit, anëtarësimin e saj në NATO, fillim të negociatave me BE-në dhe mbetja e të rinjve në shtet.

Madje në kundërshtimin e Marrëveshjes nga ana e kryetarit të VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski, Dimitrov ka thënë se është legjitime të ketë qëndrim dhe të argumentohet, por, tha ai,”nuk mund të thoni: unë jam për BE dhe NATO, ndërsa të jeni kundër Marrëveshjes dhe të mos ofroni rrugë tjetër”.

“Vlerësoi këto punë- nëse dëshiron të ecim përpara apo të kthehemi prapa. Dil dhe voto. Mosvotimi është ikje nga përgjegjësia personale dhe shoqërore. Qytetarët në mënyrë të pavarur të vendosin për këtë çështje. Të bojkotohet e ardhmja jote, shteti yt, Maqedonia jote është qyqarllëk. Patjetër me vizion dhe patriotizëm t’i qasemi kësaj çështje”, ka thënë Dimitrov.

Lidhur me qëndrimin e Rusisë ndaj aspiratave të Maqedonisë për hyrje në NATO dhe nëse ka pasur ndikim rus të mos ketë sukses ai proces, Dimitrov është përgjigjur se sipas deklaratave që arrijnë prej atje, qëndrimi politik është i qartë.

“Ai nuk është akt kundër Federatës ruse. Ne kemi kultura të afërta, vlerësohemi njëri me tjetrin. Por ky është vendimi i jonë, vendimi i popullit tonë. Një numër i madh i qytetarëve tanë duan Maqedonia të hyjë në NATO dhe detyrë e jonë është që të arrijmë këtë”, ka thënë Dimitrov në intervistën për Televizionin 24.