Dimitrov komenton raportet me Shqipërinë për datën

“Kemi interes shtetëror që Shqipëria fqinje të bëj hap përpara, ne jemi fqinj të mirë, ajo është e mirë për ne, para së gjithash për Tiranën, por edhe për atmosferën e përgjithshme dhe situatën gjeopolitike të Ballkanit.

Marketing

E dyta, procesi i qasjes është proces i cili është i fokusuar në arritjen individuale dhe nëse bëni një grup të shteteve rrëzohet logjika e kushtëzimit të procesit dhe e treta, nuk guxojmë të lejojmë një të jetë viktimë e tjerave, dy është më mirë se një, megjithatë një është më mirë se zero, që është mossukses edhe për vet BE-në dhe mund të rrënojë politikën e zgjerimit”, theksoi ministri i jashtëm, Nikolla Dimitrov, pas takimit sot në Shkup me shefin e diplomacisë austriake, Aleksandër Shalenberg. Dimitrov ka thënë se skenari më i mirë i mundshëm është që të dy vendet të fillojnë negociatat, por nëse liderët e BE-së vlerësojnë se Shqipëria nuk ka bërë reformat e nevojshme, atëherë vendi nuk duhet të jetë viktimë e asaj.

Shefi i diplomacisë austriake theksoi se vendi i tij do të angazhohet fuqishëm që të dy vendet të marrin datë për negociata, por ka thënë se është reale edhe skenari që Shqipëria të mos merr datë.

I pyetur se sa është e mundur që Këshilli Evropian javën e ardhshme t’i ndajë Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë sa i përket datës së negociatave, ai tha se nuk dëshiron të gjykoj për diskutimet që do të zhvillohen deri atëherë

Marketing