Dimitrov: Maqedonia anëtare e NATO-s në vitin 2020

Ministri i Jashtëm, Nikola Dimitrov, tha se Maqedonia pritet të bëhet anëtare e plotë në pranverë të vitit 2020 dhe se anëtarësimi do të garantojë kufijtë e saj aktualë.

Marketing

“Që nga viti 1993, ne thamë se duam të jemi pjesë e NATO-s, me deklaratën e parë të Parlamentit të Republikës së Maqedonisë, ne do të duhej të hynim në vitin 2008. Kemi kaluar 10 vjet.

Përfundimisht, kemi eliminuar problemin dhe kemi kapërcyer ndryshimin me Greqinë për emrin, dhe kjo është e rëndësishme për Maqedoninë, për Aleancën dhe për rajonin “, tha Dimitrov, në takimin e ministrave të Jashtëm të vendeve anëtare të NATO-s.

Ai tha se Maqedonia është e vendosur të qëndrojë brenda këtyre kufijve.