DIMITROV: Maqedonia në NATO fiton siguri dhe ekonomi më stabile

Si anëtare e plotfuqishme e NATO-s Maqedonia do të bëhet vend më stabil dhe me siguri të përforcuar në vend dhe rajon, ndërsa ratifikimi i protokollit për anëtarësim në Parlamentin grek është punë e përfunduar.

Marketing

Këtë mbrëmë e deklaroi ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë, Nikolla Dimitrov, gjatë diskutimit në Këshillin Atlantik kushtuar anëtarësimit të Maqedonisë në NATO në suaza të nismës “Ballkani ecë para”.

Ministri u drejtua para ekspertëve, përfaqësuesve të organizatave joqeveritare dhe trupit diplomatik në Uashington.

“Kjo është ngjarje historike, po e shkruajmë historinë me atë që krijojmë ardhmëri më të ndritshme në një rajon përplot histori dhe konflikte”, tha Dimitrov.

Në pyetjen e drejtorit të Këshillit Atlantik , Dejmon Uillson, çfarë mëtutje si rezultat i Marrëveshjes së Prespës, Dimitrovi është i bindur se Parlamenti grek do të votojë pozitivisht për inkuadrimin e Maqedonisë në NATO, “dhe formalisht të mbyllet çështje e emrit”.

“Shumë politikanë nga rajoni krijuan karriera dhe kapitale politik me përhapjen e frikës dhe urrejtjes, por nëse sjell shpresë kjo mund t’i kushtojë dikujt kapital politik. Të dy liderët , Zoran Zaevi dhe Aleksis Ciprasi, në të vërtetë shpenzuan një pjesë të madhe të kapitalit të tyre politik, edhe pse ato do të vlerësohen, por kjo varet nga suksesi i implementimit të kësaj marrëveshje”, ka thënë Dimitrovi.

Shefi i diplomacisë së Maqedonisë shtoi se “duhet diçka të jepet e diçka të humbet. Të dy palët e bënë këtë”.

Dimitrov ka realizuar vizitë pune dyditore në Uashington, me shumë takime në Departamentin e Shtetit, Shtëpinë e Bardhë dhe disa organizata joqeveritare.

Delegacioni i MPJ-së sot do të marrë pjesë në takimin ministror të Koalicionit global për luftë kundër Shtetit Islamik i cili mbahet në Departamentin e Shtetit amerikan.