Ministri i jashtëm i Maqedonisë tha sot se marrëveshja e Prespa me Greqinë për emrin e ri të Maqedonisë është “tepër madhe për të dështuar”.
Në një intervistë me agjencinë turke Anadolu, Nikola Dimitrov tha se çështjet që akordi do të zgjidhë janë tepër madhore dhe mbështetja që vjen nga e gjithë bota është thelbësore.
“Është çështje ditësh që akordi të ratifikohet në parlamentin grek. Marrëveshja do t’i japë vendit hyrjen në NATO për të cilën kemi pritur për një gjeneratë”, tha ai.
Dimitrov vlerësoi më pas mbështetjen e Turqisë si një nga vendet e para që njohu Maqedoninë. “Ne kemi ndarë një jetë të përbashkët në kohët otomane prandaj ka dhe shumë maqedonas që kanë emigruar në Turqi, ndërsa turqit në vendin tonë janë të integruar”, tha ai.