Dimitrov: Më 30 shtator le ta bëjmë Maqedoninë evropiane

Ky është qyteti i tretë të cilin e vizitoj, pas Tetovës dhe Kumanovës, dhe nga kjo që e shoh mendoj se punët po shkojnë në drejtim të mirë, sepse gjithmonë kemi ditur që për vendime të mëdha të tregohemi të mençur.

Marketing

Zgjedhja është e madhe, udhëkryqi historik është i madh, por nuk ka lidhje me atë se a vlerësojmë kryetarin e komunës ose Qeverinë, nuk ka lidhje me njërën ose tjetrën parti dhe do të jetë papërgjegjësi e madhe nëse nuk ngrihemi pas gjithë kësaj, para së gjithash ata janë ftuar që të kenë përgjegjësi për të përgjithshmen. Por qytetarët do të vendosin, porositi ministri i Punëve të Jashtme Nikolla Dimitrov gjatë vizitës së sotme në Kriva Pallankë.

Sipas tij, qytetarët do të sjellin vendim nëse mendojnë që shteti duhet të ecë përpara me anëtarësim të shpejtë në NATO dhe fillim të shpejtë të bisedimeve për anëtarësim me Bashkimin Evropian.

“Brengat kryesore të cilat i ka qyteti pas bisedës me kryetarin mund të shoh se janë infrastruktura dhe më shumë vende të punës me ekonomi të rritur, ndërsa kjo është e lidhur ngushtë me atë se a do ta hapë Maqedonia derën që të shkojë përpara ose do të kthehet prapa kah drejt izolimit. Anëtarësimi në NATO nënkupton që Maqedonia është këtu që të mbetet në këto kufij.

Anëtarësimi në NATO dyfish i rrit investimet, ndërsa shembulli më i freskët është Mali i Zi, i cili pas hyrjes në NATO, qershorin e kaluar, vitin e kaluar kishte rritje të investimeve nga 96 milionë euro në 215 milionë euro në gjashtë muajt e parë të këtij viti.

Papunësia në praktikë vazhdimisht po zvogëlohet në periudhë prej pesë në dhjetë vite. Rumania që nga viti 2007 me 15 për qind papunësi sot ka katër për qind papunësi. Anëtarësimi në NATO nënkupton largpamësi, që investitorët mund të presin në pesë deri 10-të vitet e ardhshme, ndërsa në lidhje me anëtarësimin në BE do të rriten paratë që i ka në dispozicion Maqedonia, ndërsa tani janë 90 milionë euro për një vit. Përfitim do të kenë edhe bujqit, të ardhurat e të cilëve para dhe pas anëtarësimit në BE po rriten për 70 për qind”, tha Dimitrov.

Sipas tij, kaluan 27 vite dhe një gjeneratë e tërë mbeti në robëri, ndërsa të rinjtë për fat të keq, siç tha, e kërkojnë të ardhmen evropiane me pasaportë të re dhe shkojnë jashtë.
“Nëse jemi përgjegjës duhet Maqedoninë ta bëjmë evropiane dhe të ketë punë edhe në kufijtë tanë, në qytetet dhe fshatrat tanë. Kjo është zgjedhja të cilën duhet ta bëjmë më 30 shtator, të ngritemi dhe të debatojmë kush është më efikas, më i ndershëm, kush ka vizione më kreative, ajo që i nevojitet me të vërtetë qytetarëve.

Të mos debatojmë për këtë, sepse nuk e di se kur dhe a do të ketë tren tjetër, ndërsa nga gjithë ne varet e ardhmja e Maqedonisë dhe e ardhmja e qytetarëve tanë”, shtoi Dimitrov.
Ai theksoi se Kriva Pallanka është pionier i llojit të vet në ndërtimin e miqësive me fqinjët, sepse ka realizuar një numër të madh projektesh evropiane në kuadër të bashkëpunimit ndërkufitar me Qystendilin, duke i shfrytëzuar fondet e BE-së, ndërsa më vonë, gjegjësisht që nga viti i kaluar Republika e Maqedonisë e nënshkroi Marrëveshjen me Bullgarinë.

Marketing