Dimitrov në takim lamtumire me ambasadorin estonez

Ministri i Punëve të Jashtme Nikolla Dimitrov sot pati takim lamtumire me ambasadorin e Estonisë në Republikën e e Maqedonisë, me seli në Talin, Daniel Erik Shaer.

Marketing

Nga MPJ-ja njoftojnë se në takim është bërë një rishikim i shkurtër i zhvillimit të deritanishëm të marrëdhënieve miqësore të të dy vendeve, ku është konfirmuar angazhimi i përbashkët për përforcimin e mëtejshëm të dialogut politik dhe intensifikimit të bashkëpunimit të përgjithshëm bilateral.

Dimitrov e falënderoi ambasadorin Shaer për kontributin e tij personal në avancimin e marrëdhënieve midis dy vendeve dhe i dëshiroi suksese në angazhimin e mëtejshëm profesional.

Marketing