Dimitrov në takim lamtumirës me ambasadorin suedez: Suedia mbetet model dhe inspirim i yni

Mbretëria e Suedisë vazhdon të shërbejë si model dhe inspirim i yni gjatë ndërmarrjes së hapave reformuese në frymën e vlerave evropiane, tha shefi i diplomacisë, Nikolla Dimitrov në takimin e sotëm lamtumirës me ambasadorin suedez në Republikës së Maqedonisë së Veriut, Mats Stafanson, para përfundimit të mandatit të tij dhe largimit nga vendi.

Marketing

Ai ka shprehur bindje se pasardhësi i tij do të vazhdojë me dinamikën e njëjtë ta kultivojë trendin pozitiv të marrëdhënieve bilaterale.

Dimitrov u falënderua për kontributin e jashtëzakonshëm të ambasadorit Stafanson në zhvillimin e miqësisë së Maqedonisë së Veriut dhe Suedisë, për çka i dorëzoi mirënjohje për angazhimin e tij të frytshëm dhe përkrahjes së sinqertë, transparente dhe konstruktive ndaj transformimit demokratik dhe aspiratave evropiane të vendit.

“Mençuria e juaj, këshillat qëllimmira dhe miqësore, si dhe qasja profesionale në punë, kanë lënë shenjë të fuqishme në shoqërinë tonë, e njëheri edhe mes korit diplomatik si doajen. Posaçërisht më paraqet kënaqësi që mes tjerash, gjatë mandatit të Juaj u intensifikua edhe këmbimi i vizitave në nivel të lartë, e me këtë rast u miratua edhe Deklarata për bashkëpunim mes dy vendeve tona në vitin 2017”, tha Dimitrov.