Dimitrov në takimin e ministrave në Selanik

Ministrat e punëve të jashtme të Maqedonisë, Bullgarisë, Shqipërisë dhe nikoqires, Greqisë, sot dhe nesër do të mbajnë takim në Selanik. Ky do të jetë takimi i katërt ministror, ndërsa pritet të shqyrtohen tema lidhur me bashkëpunimin rajonal në disa sfera.

Marketing

Takimi i parë i këtillë ishte në prill të vitit 2016, ndërsa për herë të fundit shefat e diplomacive të katër vendeve në Selanik u takuan në maj të këtij viti. Në takimin katërpalësh, përveç ministrave të jashtëm, marrin pjesë edhe ministra apo kompetentët nga ministritë e punëve të brendshme të katër vendeve.