Dimitrov: Nëse nuk ka fillim të negociatave, të gjithë do të jemi humbës

Zëvendëskryeministri përgjegjës për çështjet evropiane, Nikolla Dimitrov thotë se duhet të vazhdohet me bisedë për të gjetur zgjidhje për mosmarrëveshjen me Bullgarinë dhe për t’i filluar negociatat në BE, përndryshe, thekson, të dy vendet dhe BE do të jenë humbës.

Marketing

“Ose të gjithë do të jemi humbës ose të gjithë do të jemi fitues. Sigurisht ne kemi shumë për të humbur nëse nuk ka përsëri fillim të negociatave dhe nuk ka sukses. Sidoqoftë, unë mendoj se Bullgaria gjithashtu ka shumë për të humbur, sepse ne po e humbasim mundësinë dhe duhet ta kthejmë atë, për të pasur një partneritet dhe bashkëpunim real të ngushtë. Kjo nuk shkon dhe nuk është në përputhje me bllokimin e procesit me politikën e vetos. BE gjithashtu do të humbasë shumë. Do të jetë shumë e vështirë fjalët e BE-së të trajtohen me besim dhe seriozitet, jo vetëm në vendin tonë, në të gjithë rajonin, tha Dimitrov duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve pas ngjarjes për donacion nga Sllovakia për Klinikën për sëmundje të fëmijëve.

Prandaj, shton Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, mendoj se nuk duhet të ngremë duart.

“Unë mendoj se ka përkushtim në Lisbonë, presidenca portugeze të bëjë gjithçka që është e mundur dhe prandaj mendoj se duhet të bëjmë gjithçka për t’i përdorur shanset ashtu siç vijnë. Përndryshe, nëse shkojmë pas zgjedhjeve dhe kalendarit zgjedhor të vendeve anëtare, gjithmonë do të ketë një problem”, theksoi Dimitrov.

Ai thotë se nuk ka garancë se vendi do t’i fillojë negociatat në qershor.

“Nuk ka garancë të jemi realist. Unë nuk dua as ta ngre shpresën kush e di sa. E imja është ta rrisë kontributin dhe të jem sa më i sinqertë që është e mundur si brenda ashtu edhe jashtë vendit”, tha Dimitrov.