Dimitrov: Nëse nuk ka vendim për negociata, BE-ja dërgon sinjal negativ mbi rajonin

Ministri i Punëve të Jashtme Nikolla Dimitrov, sot në emisionin e mëngjesit “Utrinski Brifing” ka biseduar lidhur me vendimin që pritet të jepet në fund të muajit për datën e mundshme për fillim të negociatave me Maqedoninë e Veriut.

Marketing

Dimitrov konsideron se pas raportit pozitiv të KE-së, është koha që Europa të jep një vendim konkret për fillimin e negociatave. Por, siç shton Dimitrov, pas përvojës së hidhur në dy vitet e fundit, ende nuk po munden të gëzohen aq shumë.

“Raporti është më se i mirë. Është i shkëlqyer. Sepse thotë se edhe përskaj dëshpërimit në tetor, Maqedonia e Veriut i ka rritur dhe intensifikuar përpjekjet në reformat dhe ka sjellë rezultate të ndjeshme dhe të qëndrueshme. Tani kemi një kontekst ku suksesi është i qartë. Kemi një mini raport se është koha të fillojmë negociatat inkuadruese dhe shpresoj që Europia do ta shfrytëzojë këtë. Nëse BE në këtë kontekst nuk vepron, praktikisht viktima më e madhe do të jetë politika e zgjerimit, gjegjësisht BE do të jap sinjal se dyert janë të mbyllura në një rajon i cili është rrethuar me vendet anëtare dhe mendoj se kjo gjë nuk duhet të lejohet”, thotë Dimitrov.

Nëse ka një gjë pozitive në dy vitet e fundit, siç thotë Dimitrov, është ajo që problemet u shkaktuan nga ana e BE-së e jo nga ana e Maqedonisë së Veriut.

“Përfundimisht politika e zgjerimit u bë lëndë e vëmendjes dhe diskutimit në nivel më të lartë dhe mendoj se metodologjia e re siguron një jetësim, kthim në tavolinë të kësaj politike. Mendoj se është një plus”, thotë shefi i diplomacisë.

Për qëndrimin e Francës ku kishte vërejtje se procesi i zgjerimit është shumë teknik, Dimitrov rikujton në deklaratën e presidentit francez Emanuel Makron në konferencën e sigurisë në Minhen, se është i kënaqur nga metodologjia si hap i parë, dhe nëse raportet e KE-së për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë janë pozitive, kjo do të jetë hap i dytë që do ta mundësojë Parisi që seriozisht ta shqyrtojë çështjen për fillim të negociatave.

Sipas Dimitrov, punët po shkojnë drejt një suksesi të përbashkët dhe pozitive është që e ardhmja europiane e rajonit është e pakontestueshme edhe për Francën.

Marketing