Dimitrov: Pa dallim të çmimit politik, jemi të gatshëm të marrim përgjegjësi

Shefi i diplomacisë, Nikolla Dimitrov deklaroi në intervistë për “Deutsche Welle” pas takimit skandaloz me kryetarin Gjorge Ivanov, thotë se askush nuk ka të drejtë të pengojë zgjidhjen e qytetarëve.

Marketing

Vendimi i kryetarit Ivanov për të ndalë takimin në mes kryeministrin Zaev dhe shefit të diplomacisë, Dimitrov ku duhej të informohej për përmbajtjen e marrëveshjes me Greqinë, sipas ministrit Dimitrov nuk do të pengojë në zgjidhjen e çështjes së emrit.

“Në momente kyçe të shtetit, të gjithë bartim përgjegjësi historike. Dhamë gjithçka nga vetja për të krijuar mundësi që qytetarët të fitojnë të drejtën e zgjidhjes. Pa dallim të çmimit politik, jemi të gatshëm të marrim përgjegjësi. Askush nuk ka të drejtë të pengojë këtë zgjidhje. Askush nuk ka të drejtë të vendosë në emër të qytetarëve. Do të realizohet edhe kundrejt Ivanovit” tha Dimitrov për DW.

Marketing