Në Parlament sot seanca duhet të mbajnë Komisioni për politikë tëjashtme dhe Këshilli Buxhetor i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë.
Komisioni për politikë të jashtme duhet ta vazhdojë seancën në të cilën është paralajmëruar fjalim për realizimin e politikës ndërkombëtare të ministrit të Punëve të Jashtme Nikolla Dimitrov. Seanca e këtij Komisioni deri më tani ishte anuluar disa herë.
Ministri Dimitrov nuk arriti të mbajë fjalim para anëtarëve të Komisionit, sepse kryetari i Komisionit Antonio Milloshovski kërkonte që deputetët të cilët posedojnë certifikatë të sigurisë t’i marrin materialet e klasifikuara nga dy takimet e liderëve të mbajtura te presidenti i Republikës së Maqedonisë.
Mungesa, sipas Milloshovskit, nënkupton se shumica në pushtet po fsheh diçka dhe len hapësirë për dyshime.
Të hënën seanca ishte ricaktuar për 1 gusht për shkak të disa obligimeve parlamentare të lidhura me koordinimin e grupit parlamentar, në lidhje me seancën e paralajmëruar plenare për vërtetimin e pyetjes së referendumit në lidhje me Marrëveshjen ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Greqisë.