Dimitrov: Për një javë apo dy Maqedonia merr ulëse në NATO

Maqedonia këtë javë apo në fillim të javës së ardhshme do ta nënshkruajë Protokollin për NATO, ndërsa në ulësen në Këshillin Veriatlantik do të ulet sapo Protokolli ratifikohet në Parlamentin grek, thotë shefi i diplomacisë Nikolla Dimitrov.

Marketing

“Këtë javë apo në fillim të javës së ardhshme duhet të nënshkruhet Protokolli për NATO. Pastaj ai duhet të kthehet në Parlamentin grek për ratifikim. Shpresoj se pastaj të gjithë miqtë tanë, ndërsa mes të parëve është Lituania, do ta ratifikojnë Protokollin në kuvendet e tyre. sapo të ratifikohet në Parlamentin grek do ta marrim ulësen në Aleancë. Dhe atëherë hyjnë në fuqi ndryshimet kushtetuese dhe dispozitat e tjera të Marrëveshjes së Prespës”, tha Dimitrov në tribunën në MPJ të organizuar nga Info Qendra për integrimet euroatlantike ku mori pjesë edhe ministri i Punëve të Jashtme i Lituanisë Linas Linkeviçius, i cili është për vizitë zyrtare në Maqedoni.

Ai theksoi se ministrja e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska për herë të parë do të marrë pjesë në takimin e ministrave të mbrojtjes më 13 dhe 14 shkurt në Bruksel, ndërsa ai si ministër i Punëve të Jashtme në prill në Takimin Ministror të NATO-s në Uashington.

Përndryshe, të drejtë vote Maqedonia do të marrë sapo të nënshkruhet Karta e Uashingtonit të NATO-s.

Sipas procedurave, Marrëveshja e Prespës duhet të dërgohet në KB ku duhet të marrë konfirmim nga Këshilli për Sigurim se është zgjidhur kontesti për emrin.