Dimitrov për Politiko: Kredibiliteti i BE-së është në pyetje

Politiko Evropa në edicionin e sotëm i analizon përpjekjet e diplomacisë së Maqedonisë së Veriut që t’i bind vendet anëtare dhe posaçërisht presidentin francez Emanuel Makron të miratojnë datë për negociata me BE-në në afatin sa më të shkurtë.

Marketing

Shefi i diplomacisë së Maqedonisë, Nikolla Dimitrov, në bisedë me Politiko Evropa, thotë se detyra e tij në këtë pikëpamje është t’i bëhet me dije Francës se do të jetë vështirë të shihet si vend, i cili ka ambicie ta udhëheq Evropën, e në të njëjtën kohë i lëshon mundësitë për sukses në Evropë.

Makron, sipas Politiko Evropa, është një nga liderët evropianë të cilët duhet të binden në Këshillin e ardhshëm të BE-së të miratojnë dritë të gjelbër për negociatat me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, por, potencoi gazeta, pala franceze ende nuk ka ndërmarrë qëndrim përfundimtar lidhur me këtë çështje.

Siç shkruan autori, për Maqedoninë është posaçërisht me rëndësi që këtë vit të marrë datë për negociata, duke e marrë parasysh përpjekjet e bëra në zgjidhjen e kontestit për emrin, i cili një dekadë e ka penguar rrugën euroatlantike të vendit.

Në bisedën me Politiko Evropa, Nikolla Dimitrov përkujton se politika e zgjerimit është tregues për fuqinë e tërheqjes së Bashkimit Evropian.

“Kemi arritur t’i vendosim vendet anëtare në fokus dhe të krijojmë atmosferë ku do të jetë pothuaj turpshëm t’i thuhet jo dosjes së Maqedonisë së veriut këtë vit, pasi që refuzimi e rrezikon seriozitetin e BE-së ndaj rajonit, i cili është gjeografikisht në Evropë dhe i rrethuar me vende anëtare të BE-së, ashtu që në pyetje tani është kredibiliteti i BE-së”, thotë Dimitrov.

Por, sipas burimeve diplomatike në Paris, në të cilat i referohet autori i tekstit, Franca ende nuk ka qëndrim të qartë për atë nëse do të miratojë negociata me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, ose vetëm me një nga të dyja, as kur.

“Çdoherë kemi qenë të qartë se përshpejtimi është i rrezikshëm pasi ka hipokrizi, u japim këtyre vendeve ndjenjë se nesër do të jenë në Evropë, kur në të vërtetë për këtë u duhet shumë kohë, dhe i japim përshtypje opinionit se ka vetëm poltikë të zgjerimit në vend të thellimit të BE-së fillimisht”, thotë diplomati nga Pallati i Eliseut për Politiko Evropa.

Sipas politiko, Parisi ka porositur se vendimi për negociatat me Maqedoninë do të arrihet në “mënyrën francezo-gjermane”, respektivisht se dy vendet udhëheqëse në BE do të tentojnë të gjejnë kompromis për këtë çështje në kuadër të diskutimeve më të gjera për Bashkimin Evropian.