Dimitrov: Porta e BE-së për Maqedoninë është e hapur

Ministri i jashtëm, Nikolla Dimitrov, nga eurodeputetët ka kërkuar mbështetje për fazat e mëtutjeshme të eurointegrimit të Maqedonisë.

Marketing

Ministri i jashtëm, Nikolla Dimitrov, nga eurodeputetët ka kërkuar mbështetje për fazat e mëtutjeshme të eurointegrimit të Maqedonisë, me qëllim që të kapet afati kohor i paraparë me konkluzat e Këshillit të BE-së, të miratuara javën e kaluar.

Tanimë porta e BE-së për Maqedoninë është hapur, deklaroi Dimitrov, ndërkaq kërkon mbështetjen e mëtutjeshme të institucioneve të BE-së, përfshirë këtu edhe Parlamentin Evropian, i cili, sipas tij, gjithmonë ka qenë përkrah Maqedonisë në aspiratat eurointegruese. Këtë deklaratë Dimitrovi e bëri për TVM-në pas takimit me eurodeputetin, Ivo Vajgël.

“Tajmingu është shumë me rëndësi. E para, përfundimisht i hapëm portat e Evropës. Këtu jam të kërkoj përkrahje nga Parlamenti Evropian, institucion i cili kohë të gjatë, në mënyrë principiele ka qëndruar pas nesh në aspiratat tona evropiane.

Tajmingu gjithashtu përgjigjet tani kur këto ditë fillon përgatitja e rezolutës për Maqedoninë, e cila do të shqyrtohet në gusht, fillimisht në Komitetin për Punë të Jashtme, pastaj edhe në seancë plenare, dhe e treta, shfrytëzoj rastin të takohem me liderët politikë të familjes”,- deklaroi ministri i jashtëm, Nikolla Dimitrov.

Në momentin shumë të rëndësishëm për Maqedoninë, nevojitet përkrahje ndarase nga shtetet e BE-së, por edhe në nivel organizate, shtoi Dimitrov, të cilën deklaroi se e ka kërkuar nga shumë zyrtarë në takimet bilaterale.
Ministri Dimitrov është takuar edhe me eurodeputetin, Arno Danzhan, si dhe me kryetarin e Aleancës së liberalëve dhe demokratëve në Evropë, Hans Van Balen.

Marketing