Dimitrov: Revolucioni shumëngjyrësh etje për përgjegjësi, “Bojkotoj” thirrje për jo përgjegjësi

Krahasimi ndërmjet Revolucionit shumëngjyrësh dhe lëvizjes “Bojkotoj” është njëjtë si të vendoset barazi ndërmjet guximit dhe frikës, ndërmjet qytetarit aktiv i cili guxonte të shihte në errësirë dhe subjektit pasiv i cili frikësohet të hapë sytë në dritë, shkroi në Facebook ministri i Punëve të Jashtme Nikolla Dimitrov.

Marketing

“Revolucioni shumëngjyrësh është etje për përgjegjësi, përgjegjësi në situatë të krimit të zbuluar publikisht. Kur dështuan institucionet, qytetarët ndërmorën përgjegjësi, duke kërkuar drejtësi.

Bojkotoj është thirrje për jo përgjegjësi, për ikjen nga përgjegjësia, për mungesën e zërit për të ardhmen personale dhe të Maqedonisë, e vendosur para udhëkryqit historik”, thekson Dimitrov në lidhje me përpjekjet për krahasim të Revolucionit shumëngjyrësh dhe “Bojkotoj” e cila bën thirrje për bojkot të referendumit të ardhshëm.

Marketing