Dimitrov sot në Sofje

inistri i Punëve të Jashtme të Republikës së Maqedonisë Veriore, Nikolla Dimitrov, me ftesë të shefes së diplomacisë bullgare Ekaterina Zaharieva, në rolin e vendit udhëheqës me Organizatën për bashkëpunim ekonomik të Detit të Zi, sot në Sofje do të marr pjesë në Takimin e 40-të të Këshillit të ministrave të Organizatës.

Marketing

Pritet, siç kumtuan nga MPJ, në takimin e Këshillit të ministrave të Organizatës për bashkëpunim ekonomik të Detit të Zi, Republika e Maqedonisë Veriore të bëhet anëtare e kësaj organizate.

Ministri Dimitrov është paraparë të mbajë fjalim në të cilin do t’i shfaq përfitimet dhe mundësitë të cilat i ofron anëtarësimi në Organizatën për bashkëpunim ekonomik e Detit të Zi për vendet anëtare përmes promovimit të frymës së miqësisë dhe fqinjësisë së mirë, si dhe thellimin e respektit të ndërsjellë. besimit dhe bashkëpunimit, qëndron në kumtesë.