Dimitrov takon Daçiçin, diskutohet lehtësimi i kufizimeve

Maqedonia e Veriut do të diskutojë këtë javë vendimin për hapjen eventuale të kufijve. Këtë e deklaroi Ministri i Jashtëm, Nikolla Dimitrov pas takimit në Nish me Ministrin e Jashtëm serb, Ivica Daçiç me të cilin diskutuan rreth lehtësimit të kufizimeve midis dy vendeve të vendosura si masë mbrojtëse nga pandemia “COVID 19”.

Marketing

Dimitrov potencoi se qëndrimi i parë i institucioneve të vendit ka qenë që hapja e kufive të fillojë nga mesi i këtij muaji.

“Do të flasim më intensivisht këto ditë dhe brenda situatës me virusin dhe situatën në rajon, këto ditë duhet të vendosim që ta sjellim një vendim. Unë mendoj se një vendim i tillë duhet të pritet të sillet gjatë jëtij muaji, megjithëse është pak jo mirënjohëse të parashikosh disa gjëra të cilat janë të pa parashikueshme” – tha Ministri i Punëve të Jashtme i vendit, Nikolla Dimitrov.

Serbia më 22 maj vendosi t’i hapë kufitë për qytetarët e Maqedonisë së Veriut pa kurfarë kufizimesh megjithatë Daciq thotë se fjalën e fundit për lirinë e lëvizjes, e kanë specialistët e jo politika.

“Duke marrë parasysh që as Serbia e as Maqedonia e Veriut nuk janë ishuj të izoluar dhe të gjitha ato vendime janë të rëndësishme të sistematizohen dhe duhet të dimë se kush në Rajon, cfarë vendimesh po merr. Për ne është shumë e rëndësishme në cilin drejtim do të ecin edhe marrëdhëniet e mira me RMV, dhe të shihet mundësia se a do të mund të lëvizin qytetarët dhe për atë në takim ishin të pranishëm edhe epidemiologët, sepse në bazë të vlerësimit të tyre varen edhe vendimet tona politike” – deklaroi Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiç.

Dimitrov të premten në Greqi do të diskutojë me ministrin e diplomacisë Greke Dendias mundësin e organizimit të një takimi trepalësh midis Greqisë, Maqedonisë Veriore dhe Serbisë, në nivelin e ministrave të jashtëm.