Dimitrov: Temë kryesore e zgjedhjeve presidenciale duhet të jetë e ardhmja e shtetit

Ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov në intervistën e së dielës për Radion Evropa e Lirë thotë se tema kryesore e zgjedhjeve të ardhshme presidenciale duhet të jetë e ardhmja e shtetit, ndërkaq lidhur me atë nëse ai është kandidat i mundshëm për president, thekson se ka shumë njerëz cilësorë në koalicion dhe se më me rëndësi është Qeveria të ketë partner parimor në presidentin e ardhshëm.

Marketing

“Mendoj se tema kryesore e zgjedhjeve presidenciale duhet të jetë e ardhmja e vendit tonë. Si deri te jeta më e mirë për qytetarët tanë, si të mos mendojmë se çka do të bëhet me ne, a do të jemi dhe këtu do të ndeshen dy narrativet, njëri i shpresës dhe tjetri i frikës”, thotë Dimitrov, duke u përgjigjur në pyetjen se duket sikur kandidatja e VMRO-DPMNE-së Gordana Siljanovska pas paraqitjeve të deritanishme dëshiron që temë kryesore e zgjedhjeve presidenciale të jetë Marrëveshja e Prespës.

Lidhur me atë nëse ka disponim mjaft të lartë në BE për caktim të datës në qershor për negociata, duke pasur parasysh kritikat e Brukselit, posaçërisht për sundimin e së drejtës, Dimitrov vlerëson se do të jetë problem i madh për kredibilitetin e BE-së ndaj Ballkanit, nëse nuk mbështetet suksesi i vendit tonë.

“Mendoj se me rëndësi të madhe është e ardhmja e PSP-së. Kjo është me rëndësi. Mendoj se kemi argument të madh jo vetëm me ligjin e ri me të cilin formohej Komisioni për antikorrupsion, por edhe si i zgjodhëm antikorruptuesit. Do të thotë, kemi Komision me dhëmbë i cili mund të kafshojë, ndërkaq i përbërë nga njerëz të zgjedhur në mënyrë publike transparente. Dhe prej çdokund po marr sinjale se atje ka ekspertizë zë jashtëzakonshme. Nëse realizojmë edhe disa gjëra, do të kemi kondicion të mirë pas zgjedhjeve evropiane të na lejojnë ta fillojmë rrugën drejt Evropës”, konsideron Dimitrov.

I pyetur nëse Ministria e Punëve të Jashtme ka aktivitete diplomatike për rastin Gruevski për ekstradimin e tij, Dimitrov thotë se ky problem u riaktualizua me hapat e fundit të Prokurorisë lidhur me 27 prillin. “Ne këtu kemi amnisti të pjesshme, e cila bëri dallim, i veçoi ata që organizuan, ata që morën pjesë në dhunë. Do të shohim se çka do të bëjë Prokuroria, mendoj se drejt Ministrisë së Drejtësisë do të ketë një plotësim të kërkesës për ekstradim”, thotë Dimitrov, duke shtuar se me Hungarinë kemi pikëpamje të ndryshme për rastin Gruevski.

“Kemi interes të ndryshëm dhe pikëpamje tërësisht të ndryshme për rastin me Gruevskin, sepse ne kemi detyrë shtëpie nga Këshilli i Evropës në konkludimet e vitit të kaluar – të ketë përgjegjësi për indikacionet për keqpërdorime, krim, korrupsion nga bisedat e përgjuara dhe për sulmin ndaj Kuvendit, posaçërisht për organizuesit dhe inicuesit”, sqaron Dimitrov.