Dimitrov: Vendimet nuk po respektohen, 1331 persona kanë lëshuar Maqedoninë

Ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov nëpërmes rrjetit social facebook ka shkruar se qytetarët nuk po i respektojnë vendimet e autoriteteve shtetërore. Edhe përskaj apeleve që të mos udhëtohet jasht vendit, Dimitrov thotë se numri i qytetarëve që e kanë lëshuar Maqedoninë është 1331, raporton TV21.

Marketing

“Nuk dua të hyj tek motivet e udhëtimit. Ndoshta të gjithë kanë qenë të nevojshme. Por ndjej përgjegjësi dhe detyrë të paralajmërojë për situatën alarmante kudo. Kam përshtypjen se situata në rajon, Evropë dhe në botë është mjaft e qartë. Shtetet ulin rampat vazhdimisht, aeroportet janë të mbyllura, regjimet kufitare ndryshojnë, ndalohet hyrja e shtetasve të huaj, rregullat ndryshohet çdo orë”, tha Dimitrov.

Ai ka shtuar se gjithandej nëpër botë, ka qytetarë dhe fluturime të anuluara. Dimitrov ka thënë se shtetas të bllokuar të Maqedonisë ka edhe në Slloveni, Austri dhe Kroaci.

Dimitrov në fund thotë se çdo udhëtim e zmadhon rrezikun personal por jo vetëm, rrezikon edhe shëndetin e familjes dhe shoqërisë.