Dimitrov: VMRO nuk ka ndryshuar kursin drejt NAT0-s dhe BE-së

VMRO-DPMNE ka theksuar se qëndrimi i tyre vazhdimisht ka qenë i qartë për anëtarësim në NATO dhe BE. Nga atje thonë se deputetët e tyre do dëgjojnë zërin e popullit, që sipas tyre u kristalizua më 30 shtator.

Marketing

VMRO-DPMNE si parti politike nga momenti i themelimit të saj deri tani nuk e ka ndryshuar kursin drejt NAT0-s dhe BE-së. Në lidhje me grupin parlamentare të VMRO-DPMNE-së disa herë në ditët e fundit pas 30 shtatorit kemi treguar qartë se grupi parlamentar është kompakt dhe se do ta dëgjojnë vullnetin e popullit.

Zëri dhe vullneti i popullit në 30 shtator u ka thënë stop politikave kapitulluese që ka formuar kjo qeveri”- u shpreh Dimitar Dimitrov nga VMRO-DPMNE.

Marketing